Dhuna ndaj grave, pensionistë të qendrës sociale dhe qytetarë beratas, marshim sensibilizues

Premte, 06 Mars 2020 14:16

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të dhunës ndaj grave dhe vajzave shqiptare, ku shumë gra janë dhunuar e vrarë, pensionistët e qendrës sociale Berat së bashku me qytetarë beratas kanë protestuar sot në qendër të qytetit. Marshimit të tyre sensibilizues kundër dhunës ndaj grave u janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë beratas

Me pankarta në duar ku shkruhej: “Të mos heshtim ndaj dhunës”, “Duaje, mos e lëndo, fali dashuri, qëndroi pranë”, “Stop dhunës ndaj nënave dhe motrave tona” etj, protestuesit kanë marshuar për rreth 1 orë përgjatë pedonales së qytetit.

Protestuesit kanë deklaruar se dhuna ndaj grave në Shqipëri ka ardhur si rezultat i varfërisë dhe kushteve të vështira ekonomike në të cilat jetojnë familjet shqiptare. Protestuesit kanë kërkuar nga qeveria rritjen e pensioneve që sipas tyre, janë qesharake.

Pensionistët që u bënë sot pjesë e protestës sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave, janë shtresa me pensione minimale, që ushqehet pranë një qendre sociale për shkak të pamundësisë ekonomike.

Modifikuar më Premte, 06 Mars 2020 14:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...