Mungesa e ndalesave në autostradë izolon 10 fshatra, banorët e Gosës në Rrogozhinë ngrihen në protestë: Duam zgjidhje

Saturday, 07 Mars 2020 18:50

Për banorët e 10 fshatrave të Njësisë Administrative Gosë udhëtimi me mjetet e transportit publik është bërë mjaft i vështirë. Për të shkuar drejt Tiranës, Durrësit apo jugut të vendit ata duhet që të përdorin 2 apo më shumë linja transporti, duke ju marrë më shumë kohë dhe harxhuar më shumë para. Mos ndalimi i automjeteve të transportit poblik të linjave veri- jug apo anasjelltas për gjatë autostradës Kavajë- Rrogozhinë ka ngritur sot në protestë banorët e Njësisë Administrative Gosë të cilët kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi që zgjat me vite.

Të shqetësuar për sorollatjen e pakuptimtë të tyre për të udhëtuar me mjetet e transportit publik drejt jugut apo veriut ata kërkojnë nga instancat përkatëse marrjen e masave dhe zgjidhjen e këtij problemi. Situata paraqitet më e vështirë për rastet me emergjencë në të cilat banorët janë të detyruat të përdorin transportin privat që ka kosto shumë të lartë dhe rëndon në xhepat e tyre.

“Kur duhet të ikim në Tiranë kemi vetëm dy zgjidhje, ose të presim me orë të tëra në rrugë se dikush do të ndalojë të na marrë ose duhet që fillimisht të ikim në Kavajë ose Rrogozhinë. Pse duhet që ne të përdorim dy linja? Kështu ne harxhojmë më shumë kohë dhe para, është e pakuptimtë, prandaj ne duam zgjidhje që na lehtëson dhe jo vështirëson transportin”, thotë një banor.

Një tjetër banor shprehet se më shumë i kushton rruga nga vend ndalimi në Gosë se nga Gosa në Tiranë. “Kur vijmë nga Tirana na ndalojnë në Cermë, 7 Km nga gosa, ne duhet të marrim taksi që të shkojmë në shtëpi se në në këmbë nuk ecim dot. Minimalisht një taksi do 500 lekë të reja ndërsa rruga nga Gosa në Tiranë Kushton 2250 lekë, vetëm këtu tëk ne ndodh kjo, duam zgjidhje”.

“Ne jemi në qendër të rrugës të kësaj rruge, pse duhet të shkojmë në fillim apo në fund për të udhëtuar” u shpreh një banor tjetër.

Mbikalimi i cili lidh dhjetë fshatra me autostradën, në të dy kahet e saj ka hapsira të mjaftueshme për të ndalimin e mjeteve që kalojnë aty por drejtuesit e tyre nuk ndalojnë për shkak të frikës së gjobave nga policia pasi kontratat e tyre për transportin e udhëtarëve janë për linja interurbane dhe pa ndalesa.

Nga ana e tyre banorët premtojnë se nëse ky problem nuk zgjidhet ata do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e autostradës.

Modifikuar më Saturday, 07 Mars 2020 19:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...