Lajmi i publikuar sot në media bashkëngjitur edhe me foto, ku ministri i Brendshëm Lleshaj përdorte mjetet e ushtrisë për të zhvendosur mobiljet e banesës së tij pranë ATSH-së, ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit, Berisha që e ka cilësuar një akt të pastër korruptiv me paratë e taksapaguesve.
‘Abuzim korruptiv diten per diell i Gjeneral Hashashit me parate e takspaguesve!
Ai kapet mat dhe fotografohet nga komshinjte tek transporton mobiljet dhe orendite e shtepise se vete me makinat e ushtrise!
Ai nuk ka pse te fuse doren ne xhep per te paguar kompani private trasporti pasi makinat e ushtrise jane te Partise dhe vet Gjeneral Hashashi eshte i partise. Ne gjuhen e transparences kjo eshte vjedhje e hapur kurse ne fjalorin e narkopartise makinat e ushtrise jane tonat! Turp o te pangopur!
Per me shume lexoni hetimin e gazetarit investigativ. Sb’