Pasi u lirua nga burgu, shtetasi turk Selami Simsek është dërguar nga autoritetet në qendrën e azilkërkuesve në Babrru. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanËeb” se Simsek do të qëndrojë në këtë institucion deri sa të shqyrtohet kërkesa e tij për azil, e cila është bërë para autoriteteve shqiptare.
Avokati Elton Hyseni, ka bërë me dije se klienti i tij, Simsek pretendon se në rast se dëbohet drejt Turqisë, i rrezikohet jeta pasi është mbështetës i lëvizjes Gylen.
Ndonëse miku u tij u ekstradua nga drejt Turqisë pasi sapo doli nga burgu, për Selami Simsek u ndoq tjetër procedurë.
Ai, i shoqëruar nga avokati i tij, Hyseni, u paraqit në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, ku depozitoi një kërkesë të dytë për Kufirin, duhet të shqyrtojë këtë kërkesë, dhe nëse refuzohet ku do apelojë.
Simsek u arrestua në gusht të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit bashkë me mikun e tij, Harun Çelik, ( ky i fundit u depërtua në Turqi) me dyshimet se tentuan të kalonin me vizë kanadeze të falsifikuar.
Simsek është mbështetës i Lëvizjes “Gylen”, ndaj së cilës Presidenti Erdogan ka nisur një fushatë të egër përndjekjeje.