Kur në studion e emisionit ‘Opinion’, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë duke shpjeguar në mënyrë të detajuar, historikun e 2 rasteve të identifikuara me koronavirus në Shqipëri, papritmas erdhi lajmi se ishin identifikuar edhe 4 raste te reja infektimi me koronavirus.
Këta persona e kanë çuar numrin e të sëmurëve në 6.
Pikërisht ky njoftim e ka bërë Manastirliun të braktise me urgjencë studion për të shkuar drejt mbledhjes së papritur të Task Forcës.