Koronavirusi, kirurgu: Rrezikojmë të bllokojmë sistemin shëndetësor, ja si mund t’ja dalim

E Enjte, 12 Mars 2020 14:14

Kirurgu i njohur Arben Beqiri, duke marrë shkas nga situata e krijuar për shkak të koronavirusit, iu është bashkuar thirrjes drejtuar qytetareve që të kufizojnë lëvizjet dhe te mos takojnë njeri.

Permes nje mesazhi ne ‘Facebook’ Beqirit thekson se nuk ka buxhete magjikë apo masa të ndryshme, por sipas tij një situatë e tillë mund të bllokojë sistemin shëndetësor.

POSTIMI I MJEKUT
A do ja dalim?

Kete pyetje ma bejne keto dite shume miq , te aferm, paciente te shqetesuar nga lajmet e perditshme mbi pandemine nga covid 19

Me keqardhje konstatoj qe rruget e tiranes jane te mbushura dhe vetem ndonje maske tektuk te kujton qe nuk eshte dite e zakonshme pushimi!

Nuk ka te ngjare qe ne ta kalojme kete situate me lehte se vendet e tjera por duke qene pak me te vonuar ne prekjen nga kjo pandemi kemi mundesi te mesojme shume nga eksperienca e te tjereve.

Nuk egzistojne as veprime, masa apo buxhete magjike qe te mund te zgjidhim situaten.

Por egzistojne te gjitha premisat qe perhapja e ketij infeksioni teper ngjites te kufizohet ne maksimum! Nuk duhet te lejojme qe per cdo dy paciente qe dalin nga terapia intensive 5 te rinj te shtrohen ne terapine intensive. Kjo do te bllokonte plotesisht sistemin shendetsor.

Mjeket dhe infermieret po punojne dhe do vazhdojne te punojne pa u lodhur per tu ardhur ne ndihme te semureve. Me kenaqesi konstatoj qe vleresimi per ta sot eshte ne maksimum. Shpresoj qe te mos harroni, dhe qe kjo te vazhdoje edhe pas kesaj pandemie.

A do ja dalim? Sigurisht qe PO!

Me nje kusht, askush te mos takoje askend per disa dite, me e mira 2 jave. E beni dot kete te dashur qytetare? Qendroni dot ne shtepite tuaja duke evituar cdo kontakt me persona te tjere? Do ti benit nje sherbim gjigand familjes dhe atdheut tuaj!

VETEIZOLOHUNI!

E keni ju ne dore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...