Veç mbylljes së bareve dhe restoranteve, Bashkia e Lezhës kërkon edhe mbylljen e fasonerive dhe fabrikave të peshkut ku grumbullimi i njerëzve është i madh.
Sa i takon transportit publik, kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka kërkuar dezinfektimin e transportit publik dhe mbylljen e tij.
Edhe Bashkia Gjirokastër ka pezulluar pa afat transportin publik qytetas dhe ndërqytetas në të gjithë territorin e saj. Urdhri është firmosur nga kryebashkiaku Flamur Golemi.
Pezullimi i transportit me urban do të jetë në fuqi për një afat të pacaktuar, në mënyrë që të kufizojë lëvizjen e njerëzve.
Transporti urban është pezulluar edhe në Vlorë nga orët e mesditës së sotme dhe nuk do të lejohen të lëvizin deri në një urdhër të dytë.