Masat e marra ndaj SARS-it në vitin 2001 përfshinin edhe mbylljen e kufirit për shtetasit që hynin në Shqipëri nga vendet e prekura nga virusi.
Në deklaratën për mediat, ai theksonte se Shqipëria është seriozisht e rrezikur nga COVID-19 duke theksuar zbulimin e personave të prekur me virusin në Italinë fqinje.
Po çfarë deklaronte përmbledhtazi Meta më 31 janar 2020?
‘Mendoj se duhen marrë masat më të forta të mundshme sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus për të penetruar në vendin tonë, aq më tepër kur tashmë janë evidentuar dy raste në Italinë fqinje apo edhe në vende të tjera pranë nesh. Unë mendoj se është koha për të marrë masat më të forta. Shqipëria ka një eksperiencë në raste të tilla siç ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur. Shqipëria ka qenë shumë e suksesshme për të parandaluar SARS-in përpara 16-17 vitesh dhe i kemi të gjithë mudësitë në rast se të gjithë bëjmë detyrën me përgjegjshmëri maksimale.’
Ndërkohë në datën 31 janar 2020, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, deklaronin se Shqipëria ishte jashtë zonës së rrezikut nga COVID-19.
Në kohën kur në Itali ishin evidentuar rastet e para të prekjes nga koronavirusi, në pikat kufitare ajrore, tokësore e detare me vendet fqinje nuk kishte asnjë kontroll të shtetasve shqiptarë e të huaj që hynin nga Italia. Kontrollet nisën shumë më vonë nga sa kishte bërë thirrje kreu i shtetit.
Sipas të dhënave, në Shqipëri janë futur nga Italia e Greqia rreth 27 mijë emigrantë para së Shqipëria të shpallej zyrtarisht si e prekur nga koronavirusi.
Dy rastet ‘zero’ sipas Ministrisë sdë Shëndetësisë janë babë e bir që kishin ardhur nga Italia në fund të muajit shkurt, ndërkohë që presidenti Meta kërkoi masat më të forta të mundshme që në datën 31 janar 2020, më shumë se një muaj më parë.
Aktualisht në vend janë konfirmuar 23 raste me koronavirus, ndërsa ditën e djeshme u shënua edhe viktima e parë nga virusi, një 73-vjeçare nga Durrësi.