Basha: Qeveria i mori masat për mospërhapjen e virusit me dy javë vonesë pas propozimeve të PD

E Enjte, 12 Mars 2020 22:31

Basha: Qeveria i mori masat për mospërhapjen e virusit me dy javë vonesë pas propozimeve të PD.

Pyetje: Kryeministri, pak para jush, ju quajti se nuk po reagoni në kushte normale në raport me epideminë që ka pllakosur. Çfarë komenti keni për këtë?

Lulzim Basha Është rast unik ta nisim me sulmin e kryetarit të qeverisë dhe fajësimi nga kryetari i qeverisë për opozitën, kur, në fakt, përgjegjësia kryesore për përballimin e krizës, është e qeverisë. Por më lejoni ta nis ashtu siç duhet duke i shprehur bashkëqytetarëve të mi kudo që janë gjithë solidaritetin tim personal dhe duke iu falenderuar për të gjithë masat që keni marrë këto ditë dhe duke shprehur mbështetjen time dhe shqetësimin tim që këtë kohë ta kalojnë me sa më pak pasoja. Jam i vetëdijshëm që Shqipëria ka mangësi të mëdha, të pakrahasueshme me Italinë, siç është mungesa e ujit të rrjedhshëm, i donosdoshëm për higjenën personale, pamundësia e mbi 50 përqind të shqiptarëve për të siguruar ushqimet bazë. Shqetësimi kryesor i yni, shqetësimi kryesor i opozitës është shëndeti, siguria dhe mirëqenia në tërësi e shqiptarëve.

Pyetje: Personalisht ke frikë zoti Basha, për vete dhe familjen?

Lulzim Basha: Nuk është koha për panik. Natyrisht që kam shqetësim. Kam shqetësim për prindërit e mi, që janë në moshë. Kam shqetësim për të afërm në gjendje të sëmurë, për miq me shëndet të rënduar, siç do të kishte secili prej nesh.

Pyetje: Nëse unë ju pyes sot si opozitar, çfarë do t’i kërkonit ju qeverisë? Çfarë duhet të bënte qeveria që në gjykimin tuaj nuk e ka bërë?

Lulzim Basha: Kriza kërkon jo vetëm t’i përgjigjesh, por të ecësh një hap përpara. Intestiteti i masave nuk mund te filloje pas shfaqjes se krizes. Sepse shfaqja e virusit ne Kine na dha 45 dite kohe. Kete ka kerkuar opozita, kete kam kerkuar une prej dates 2 shkurt, prej dates 7 shkurt. Personalisht prej dates 24 shkurt qe te marre masa. Ndoshta edhe nga kompkesi qe shfaqi zoti Rama edhe tani, pse ia kërkoj publikisht, nuk i ka ndermarre keto masa. Por per keto mungesa demtohen qytetaret. Po marr një dhembull. Me 24 shkurt kam kerkuar, ne nje nga daljet e para ne kuader të shfaqjes se koronavirusit krijimin e nje regjistri per regjistrimin e personave qe vijne nga zonat e kuqe ne Itali. Nuk e beri, sepse stëherë zoti Rama ishte ne nje gjendje tjeter mendore. Ishte bashkengjitur nje tjeter perqasje te gabuar, te minimizimit te rriskut, te venies ne gjume te opinionit publik, duke konsideruar edhe tallje kete epidemi. Dy javë më vonë ka nxjerrë ushtarët dhe policët qe të kontrollojnë personat që kanë ardhur nga Italia. Imagjinoni sa e legtë do të kishte qenë për ushtrinë dhe policinë që ta kishte këtë regjistër personash, siç e karkuam ne. Me italinë kemi shkëmbime njerëzish 7000-10 mijë në ditë, pra për disa ditë kanë hyrë në vend me mijëra persona nga Italia dhe ky problem nuk mund të zgjidhet me parada policësh dhe ushtarësh në rrugë, megjithë respektin që kam për ta. Ata ekspozohen po kështu ndaj nkë rreziku të panevojshëm. Pra, kjo masë nuk u mor në kohë, u mor me vonesë.

Login to post comments