Pas marrjes së masave të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së makinave private nga e premtja, të shumtë janë qytetarët sipas mjekut Pëllumb Pipero që kanë lëvizur në qytete të tjera për të kaluar fundjavën.koronavirusi-infektivi-urgjenca-pipero
Mirëpo ky veprim i këtyre njerëzve është shumë gabim sipas Piperos dhe rrezikon që në Shqipëri të përsëritet i njëjti skenar si në Itali.
Mjeku infeksionist u shpreh se në fazat e para të epidemisë, shumë italianë nga veriu lëvizën në jug dhe përhapën koronavirusin atje.
Prandaj Pipero bëri thirrje që të merren masa edhe më të drastike.
“Duhet të ketë masa edhe më drastike. Për arsye se kur po vija këtu mora vesh që sot duke pasur frikë që nesër nuk mund të lëvizësh më me qindra ndoshta automjete apo shqiptarë kanë udhëtuar nga Tirana në drejtim të Korçës, nga Tirana në drejtim të Shkodrës, në drejtim të Lezhës për të bërë fundjavën. Besoj që kanë bërë apo po bëjnë një gabim shumë të rëndë dhe është gabimi të cilin bëri Italia në fazat e para të kësaj epidemie duke lejuar veriun të ikte në jug dhe u shpërnda në gjithë Italinë. Përmes jush bëj një thirrje tjetër, mirë që vajtën, por të bëhet një urdhër i prerë që nesër të mos hapet asnjë lokal, asnjë restorant, asnjë dyqan. Kanë bërë gabim, është gabim shumë i rëndë që bëhet në këtë situatë. Është gabim shumë i rëndë”, tha Pipero./tvklan.al