U shtrua në spital me probleme në frymëmarrje, vdes mjeku i prekur nga koronavirusi

Premte, 13 Mars 2020 10:48

Një mjek italian humbi jetën pasi ishte prekur nga koronavirusi. Rasti u raportua sot, në kohën kur Italia e ka kaluar shifrën e 1000 viktimave nga ky virus i rrezikshëm.

 

Roberto Stella ndërroi jetë të martën në moshën 67 vjeç. Ai ishte shtruar në spital me probleme në frymëmarrje, pas diagnostikimit të tij me sëmundjen e rrezikshme në Como, Itali.

Mjeku 67 vjeçar punonte në një klinikë ambulatore në Busto Arsizio, në veriperëndim të Milanos. Ai dhe kolegu i tij u infektuan aty me koronavirusin e ri.

Federata Kombëtare e Mjekëve dhe Praktikantëve të Përgjithshëm të Italisë lëshoi ​​një deklaratë pas lajmit për vdekjen e Stelës, sipas CNN, duke thënë se ishte një “humbje e madhe”.

Vdekja e Roberto Stella është një humbje e madhe për mjekësinë e përgjithshme dhe më gjerë. Ai përfaqësoi përkushtimin dhe aftësinë e sakrificës së mjekëve dhe vdekja e tij përfaqëson thirrjen e të gjithë kolegëve që nuk janë ende të pajisur me pajisje mbrojtëse personale”.

Modifikuar më Premte, 13 Mars 2020 10:58
Login to post comments