Banka e Shqipërisë vendos pezullimin për tre muaj të pagesave për kreditë

Premte, 13 Mars 2020 13:44

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të shtyjë për tre muaj shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive për tre muaj.
Abcnews.al mëson ekskluzivisht se vendimi është marrë pak më parë dhe parashikon kreditë për biznese dhe individë.
Në një lidhje live me studion e Abc News, gazetarja Erblina Mile tha se vendimi përfshin bizneset dhe individët.
Këstet e kredive të tyre nuk do të falen, por pagesat do të shtyhen për tre muaj. Vendimi është marrë duke u konsultuar me bankat e nivelit të dytë. Pritet që vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të zbardhet gjatë ditës për të parë specifikat e tij. /abcnews.al

Login to post comments