“Në privat na thanë çojeni urgjent në karantinë”, familjarët e burrit që ishte kthyer nga Italia debat me mjekët tek Infektivi: Është rëndë

Premte, 13 Mars 2020 14:59

Familjarë të një personi në gjendje të rënduar shëndetësore kanë gjysmë ore para infektivit në QSUT duke debatuar me personelin dhe përmes telefonit me urgjencën kombëtare ku kërkojnë shtrimin urgjent të familjarit të tyre pa ndihet shumë keq me simptoma të dyshuara COVID-19.
Familjarët thonë se personi ka qene i shtruar në spital privat dhe se mjekët atje kanë rekomanduar të çohet me urgjencë në karantinë pasi ka shenja të dukshme të koronavirusit. Mësohet se ai është 51 vjec dhe sapo ishte kthyer nga Italia.
Ndërkohë i sëmuri po mbahet në një automjet të parkuar pranë infektivit, para onkologjikut. Me herët ka ardhur në infektiv rasti i tretë i dyshuar me COVID-19./BW

Login to post comments