Partia Demokratike ka publikuar një video ku i kujton Edi Ramës kryeministrit të vendit masat që i ka kërkuar përpara se koronavirusi të shfaqej në Shqipëri dhe që ai i injoroi.
Në statusin në Facebook zyrtar shkruhet se kur PD i kërkonte të merrte masat, Rama i akuzonte për panik kurse sot del në telefonat e qytetarëve dhe thotë në deklarata se Shqipëria është në luftë.
PD thotë se i vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën ishte Edi Rama dhe vonesa në këtë situatë do të jetë fatale.
STATUSI I PD
Po! Është ai “Alo, Edi jam”! Ndryshe tha në 27 Shkurt, ndryshe në 2 Mars, ndryshe në 12 Mars!
Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik dhe se koronavirusi nuk na kërcënonte. Tani që kërcënimi është realitet, bërtet se jemi në luftë!
Në luftë ishim edhe në 27 Shkurt, edhe në 2 Mars, edhe në 12 Mars. I vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën dhe nuk jetonte me realitetin ishte Edi Rama!
Përgjegjshmëria kërkon që të jesh i përgatitur dhe të marrësh masat në kohë. Vonesa në këtë situatë është fatale!
(BalkanWeb)