Koronavirusi, Shqipëria njofton mbylljen e kufirit me Malin e Zi. Nga Hani i Hotit do të kalojnë vetëm …

Premte, 13 Mars 2020 22:35

Policia kufitare ka njoftuar mbylljen e kufirit per te gjithe shtetasit qe duan te shkojne ne Mal te Zi, për të parandaluar perhapjen e koronavirsuit. 

Policia njofton ky vendim hyn ne fuqi nga ora 21:00 e mbremjes së sotme dhe deri ne nje njoftim te dyte.

Ndersa sqarohet se nga pika e Hanit te Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.

Njoftimi i Policisë Kufitare: 

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19.

Kurse në PKK Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

 
Login to post comments