Tritan Kalo poston foto nga Infektivi: Kini besim tek ne!

Saturday, 14 Mars 2020 09:05
Prof. Dr.Tritan Kalo i ka dërguar një tjetër meszh shpresëdhënës dhe besimi qytetarëve shqiptarë, të mbyllur këto ditë në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të koronavirusit. Në një shënim në FB, të pasuruar me shumë foto që tregojnë gatishmërinë e mjekëve të Infektivit, prof. Dr. Tritan Kalo shprehet:

“Në vijën e parë të “luftës ndaj Covid-19”

Ekipi i shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza” ka një eksperiencë të pasur në përballimin e shumë epidemive në këto 30 vitet e fundit: fruthi në 1989, kolera në 1994, poliomeliti në 1996 dhe gripi i derrit në 2009.

Eksperienca dhe përkushtimi nuk mungojnë, përkundrazi ato janë një garanci e sigurt se ne do t’ia dalim mbanë edhe përballimit të epidemisë nga SARS-CoV-2/Covid-19.

Jemi të gjithë në krah të njëri tjetrit, mjekë, imazheristë, farmacistë, infermierë dhe sanitarë të të gjithë grupmoshave.

Kini besim në përkushtimin dhe sakrificat tona për t’ju shërbyer në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.

Jemi me ju dhe për ju në gatishmërinë maksimale.

Puna jonë në grup kurdoherë ka bërë që ta meritojmë plotësisht njohjen si shërbimi më i mirë në shëndetësinë publike të Shqipërisë! Ne do ta fitojmë edhe këtë betejë!”

Login to post comments