Dita e Verës,e trishtë dhe shpresëdhënëse

Saturday, 14 Mars 2020 13:57

Mengjesi ishte i mrekullueshem , rrezet e diellit depertonin ajrin e trishte dhe qetesine e pazakonte. Kjo dite e bukur qe vjen nga lashtesia, kjo feste pagane e perqafuar nga te gjitha besimet fetare ne Shqiperi ,origjinen e ka ne Elbasan. Kujtohen dhe sot per ritualet e mrekullueshme ku grate dhe vajzat e qytetit te lashte me emrin Skampa dilnin kete mengjes heret per te mbledhur lulet , per te marre ujin tek porta e kalase, per te mbledhur bime dhe barera te ndryshme , e me zerat e tyre zbukuronin qytetin dhe vete lindjen e pranveres.
Nga nje qytet qe sot i kane renduar mbi supe varferia,droga ,krimi ,mban ne fakt ne origjine dhe historine e tij kete dite te mbrekullueshme duke ia transmetuar brezave por edhe qyteteve te tjera te Shqiperise . Ashtu si gurgullima dhe embelsia e muzikes se Isuf Myzyrit, e cila embel shperndahej ne cdo shpirt te qytetarit elbasanas , ashtu edhe kjo dite shperndan si kjo muzike embelsine jo vetem te ballokumes por edhe embelsine e mikepritjes elbasanase. Por sot Elbasani dhe gjithe Shqiperia jane ne nje Dite Vere te trishte. Qytetet i jane dorezuar heshtjes , njerezit i jane dorezuar mbylljes, por ne emer te ruajtjes se jetes.  Kjo Dite Vere vjen e trishte por asnje virus , as ky, nuk e shuajne dot shpresen qe shperndan kjo dite , sepse shpresa eshte pjese e natyres njerezore , njeriu pa te nuk do ti kishte kaluar dot katastrofat natyrore apo ato qe ka shkaktuar ai vet.Kjo dite vere erdhi ndryshe , por prape ka nje force te furishme brenda cdo lloj frike e katastrofe,eshte fuqia e shpreses dhe jetes.
Pikerisht festa pagane e Elbasanit , e Dites se Veres kete ka ne thelb , shpresen dhe fuqine e jetes,ato jane forca te cilat do te kapercenin dhe kufijte e cdo lloj izolimi .
Perballe saj , kur kjo e keqe e madhe te kaloje kemi perpjekje te forta per te bere ,qe jeta jone te mos izolohet nga "viruse" te cilat kur behet fjale per te ardhmen tone dhe te femijeve tane te gerryejne me ngadale se koronavirusi , por ato probleme te forta sociale te shkaktuara nga papergjegjshmeria ne drejtim, gerryejne mushkerite e jetes tone dhe e bejne ate me te veshtire. Kjo dite vere serisht vjen me forcen e jashtezakonshme te shpreses dhe jetes pikerisht prej rrethanave ku jemi.

Modifikuar më Saturday, 14 Mars 2020 14:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...