Nga bllokimi i parqeve, te doganat, ja si do bëhet lëvizja e mallrave pas përhapjes së koronavirusit

Saturday, 14 Mars 2020 16:44

Shqipëria është thuajse e gjitha e izoluar tashmë nga koronavirusi. Nga e hëna deri të shtunën, kur Shqipëria është zyrtarisht nën kambanën e koronavirusit, masat e organeve shtetërore kanë ardhur duke përshkallëzuar.

Që prej të premtes masat kundër përhapjes së COVID-19 janë tejet të forta, duke izoluar pothuajse të gjithë qytetet kryesore të vendit. Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri, Lezha, Vlora, Elbasani dhe Lushnja nuk do të jenë të vetmet qytete, ku është bllokuar qarkullimi, pasi duke filluar nga dita e dielë qarkullimi do të jetë i bllokuar edhe të gjithë qytetet e tjera.

Bllokimi i parqeve

Por jo vetëm kaq, pasi kryeministri Rama përmes një video në rrjetet sociale ka bërë me dije të tjera masa shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se të gjitha parqet dhe vendet publike në Tiranë dhe qytetet e tjera që janë vënë në gjendje “shtetrrethimi” do të jenë të ndaluara.

Jemi me fat që kemi këtë kohë të mirë dhe të ngrohtë, mund t’i mbajmë dritaret hapur gjatë gjithë ditës për ajrosjen e shtëpisë dhe të fikim ajrin e kondicionuar që është një problem në vete në këtë luftë. Por kjo nuk do të thotë të dalim xhiro familjarisht siç ka ndodhur dje dhe sot nga Liqeni i Tiranës, ku vërtetë nuk kishim shumë njerëz si zakonisht në një mot të tillë, por mjaftueshëm për të cënuar rregullat e mbrojtjes individuale. Apo buzë liqenit të Shkodrës, ku mbrëmë ishte sikur jemi në një kohë pushimesh dhe jo në kohë lufte. Nuk kemi kohë për të vazhduar me sensibilizimet sepse çdo orë është kritike për forcimin e vijave të mbrojtjes individuale dhe kolektive. Prandaj do të ndalojmë menjëherë frekuentimet në zonën e parkut të liqenit në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në çdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar”, tha kryeministri Rama.

Këto masa shtesë kryeministri tha se janë të nevojshme, pasi këto ditë ishte vënë re një numër i shtuar njerëzish, që bënin shëtitje në këto pika. Masat e reja shtesë do të hyjnë në fuqi që nga ora 06:00 e mëngjesit të ditës së dielë. Më herët gjatë ditës së shtunë në këtë zonë të kryeqytetit kishte pasur prezencë të shtuar të policëve bashkiakë, të cilët udhëzonin qytetarët për të mos frekuentuar atë.

Kontrollet e ISSH

Sakaq krahas masave shtesë të bëra me dije nga kryeministri sa i përket qarkullimit të automjeteve brenda vendit edhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ka kryer inspektime në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.

Sipas ISSH në datat 12 dhe 13 mars 2020 janë kryer 43 inspektime dhe 1625 monitorime.

Gjatë inspektimeve u konstatua se pjesa më e madhe e subjekteve në qytetet e Tiranës dhe Durrësit kishin vetë mbyllur aktivitetin. Në qytetet e tjera, subjektet të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën.

Ndërkohë në qytetin e Vlorës, më datë 13 mars 2020, është kapur në shkelje një subjekt fasonerie i cili vazhdonte aktivitetin pavarësisht Urdhrit të Kryeministrit për ndërprerje në kushtet e emergjencës. ISHSH, dega rajonale Vlorë, bllokoi menjëherë aktivitetin e këtij subjekti dhe gjithashtu i vendosi dhe gjobë.

Bllokimet e pikave kufitare

Përveç izolimit të brendshëm, Shqipëria dalëngadalë është duke shkuar edhe drejt një izolimi me vendet kufitare. Pas Italisë, që ishte vendi i parë, me të cilin Shqipëria bllokoi çdo hyrje dalje të njerëzve në çdo lloj mënyre, një vendim i tillë është marrë edhe për vendet e tjera fqinje.

Kështu, me Kosovën është bllokuar për 14 ditë kufiri dhe nuk lejohet kalimi si në hyrje ashtu edhe në dalje. Po ashtu edhe linjat ajrore, detare dhe tokësore janë bllokuar me Greqinë. Në kufirin me shtetin helen për momentin mund të kalojnë vetëm mjetet private. Edhe me Maqedoninë e Veriut është bllokuar kalimi në pikat kufitare të Bllatës dhe Qafë Thanës.

Ndërsa me Malin e Zi aktualisht është e bllokuar vetëm pika kufitare e Muriqanit. Ndërsa dogana në Hanin e Hotit vijon të jetë e hapur si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Qarkullimi i mallrave

Vlen të theksohet se ky bllokim me të gjitha këto vende është i vlefshëm vetëm për njerëzit, pasi qarkullimi i mallrave do të vijojë normalisht.

Nisur nga kufizimet që do bëhen edhe për qarkullimin ndërkombëtar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton kompanitë e transportit ndërkombëtar të mallrave se duhet të dorëzojnë brenda ditës së sotme, 14 Mars 2020, listën me emrat e drejtuesve të automjeteve të cilët do të kryejnë transport.

“Në kuadër të organizmit të transportit ndërkombëtar të mallrave, si pasojë e masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, kërkohet nga të gjitha kompanitë të cilat kryejnë transport ndërkombëtar të mallrave që brenda ditës së sotme, 14.03.2020, ora 23:00 të dorëzojnë në adresën e email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., listën e drejtuesve të automjeteve, të cilët kryejnë transport ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

MIE thekson se lista duhet të përmbajë emër, atësi, mbiemër, ditëlindje, numër pasaporte dhe numrin e lejes së drejtimit ndërkombëtare. Nga dita e dielë do të lejohet qarkullimi vetëm i këtyre mjeteve që bëjnë këtë procedurë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...