Drejtoresha e ISHP, Albana Fico: Si i gjurmojmë rastet që mund të jenë infektuar nga pacientët me COVID 19

Saturday, 14 Mars 2020 17:44

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico në një lidhje me skype në emisionin “Kjo Javë” në News 24 bëri me dije të dhënat më të fundit të të testuarve për koronavirus.

“Dje janë 48 të testuar, deri më sot 505 me 38 raste positive 12 të shturar në Infektiv, 2 prej të cilëve në reanimacion, pjesa tjetër nën kujdesin e mjekëve të Infektivit, të izoluar nën masa të rrepta sigurisht. Është një situatë që ndryshon, gjëja më e mirë që po ndodh është një solidaritet I jashtëzakonshëm që nuk mund të mos e them në këto moment, Apeli I ministres për të thirrur gjithë ata që kanë punaur bashkërisht me ne, janë profesoret tanë, mjekë infermierë, studentë”,- tha ajo.

Fico sqaroi publikisht edhe mënyrën se sip o gjurmohen të gjithë personat që mund të kenë pasur lidhje me personat e prekur tashmë nga ky virus.

“Pasi dalin rastet, vijohet me gjurmimin e kontakteve të ngushta, rekomandohet vetëkarnatinimi i tyre, e nëse gjendja e tyre përkeqësohet telefonohet 127, flas për ndryshime, të tipit temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje. Ditët e fundit na ka ardhur në vëmendje se ka pasur disa elementë të mos qartësimit nga ana e qytetarëve. I ftoj të bashkëpunojnë me trupën mjekësore, të japin informacioneve korrekte. Një person me COVID 19 është i vetëizoluar, ndërsa persona të dyshuar që kanë pasur kontakte me persona të prekur quhen të vetëkarantinuar”,- tha ajo.

Modifikuar më Saturday, 14 Mars 2020 17:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...