Durrësi i mbërthyer nga paniku/ Qytetarët të frikësuar nga COVID-19, kavalishenca vijon e boshatisur (VIDEO)

Saturday, 14 Mars 2020 19:06

Leonidha Musaj

Dita e dytë e shtetrrethimit e gjeti Durrësit më të ngrysur se kurrë. Të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit bregdetar shfaqen të boshatisura si asnjë herë më parë.

Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për të mos dalë nga shtëpia nëse nuk kanë një arsye serioze, ndërsa të vetmet automjete që lëvizin janë ato me autorizim nga Policia e Shtetit.

Durrsakët janë mbërthyer nga paniku dhe refuzojnë të dalin në ambiente të hapura, veç atyre që dalin për pak çaste për të shkuar në dyqane apo furrë buke. Të vetmit që shfaqen rrugëve të qytetit janë efektivë policia apo personat që merren me disinfektimin e rrugëve apo institucioneve shtetërore.

Këtë të shtunë, Poliklinika e Specialiteteve ishte e mbyllur, ndërsa mësohet se gjatë këtyre ditëve shërbimet janë dhënë online, me qëllim të mos kishte grumbullime njerëzish. Edhe Spitali Rajonal i Durrësit ka pasur një numër shumë, shumë të ulët të rasteve urgjente.

Qytetarët shmangin sa më shumë ambientet spitalore apo klinikat në lagjet e tyre, pasi kanë frikë mos infektohen me Covid-19. Në Durrës ka mbërritur në pesë numri i të prekurve, madje në qytetin bregdetar është shënuar edhe viktima e parë e koronavirusit në Shqipëri. Mes të prekurve rezulton edhe mjeku që i shërbeu 73-vjecares, e cila ishte infektuar me COVID-19 në Itali ku ndodhej disa ditë më parë për të kryer disa vizita shëndetësore.

Ai, sikurse tre të prekurit e tjerë dhe familjarët e tyre janë vetëkarantinuar për të paktën 14 ditë. Ndërsa dita-ditës numri i të prekurve me kotonavirus shtohet, autoritetet kanë përgatitur konvaleshencën e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilën e kanë përshtatur si karantinë. Por deri me tani nuk ka qenë e domosdoshme të vihet në përdorim, pasi të prekurit me COVID-19 po mbahen në repartet infektive. Të katër personat e infektuar në Durrës janë në gjendje të mirë shëndetësore momentalisht.

Modifikuar më Saturday, 14 Mars 2020 20:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...