Koronavirusi/ Shoqata e Bukës ka një mesazh: Mos e ...

Diel, 15 Mars 2020 10:45

Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave u ka bërë një thirrje të gjithë furrave të bukës të ndalojnë së preri bukën, me qëllimin që të mos përhapet më shumë koronavirusi.
Sipas saj buka nuk duhet të pritet, pasi kontaminohet dhe është shumë e rrezikshme për klientët.
“Të nderuar kolegë, nisur nga shqetësimi i përgjithshëm, por veçanërisht nga sugjerimet e specialistëve të fushës, të mbrojtjes të shendetit, të mbrojtjes të konsumatorit, është e nevojshme të nderpritet prerja e bukës, kjo bëhet për të ruajtur në maksimum në kushtet e tanishme shëndetin e konsumatorëve, por në të njëtën kohë edhe për të ruajtur shëndetin e punonjësve tanë, prandaj kërkojmë nga të gjithë kolegët dhe specialistët që janë pjesë e rrjetit të Shoqatës të japin mendimet e tyre dhe të veprojmë bashkarisht duke ndaluar prerjen e bukës si një e keqe për përhapjen e Covid-19 në këto ditë të rrezikshme".
"Janë shumë nga furrat e bukës që po e aplikojnë mos prerjen e bukës dhe në këtë drejtim kemi dhe mirëkuptimin e mbështetjen e klientëve. Specialistët e mbrojtes konsumatorit , shëndetit etj, sugjerojnë që buka nuk duhet të pritet se kontaminon dhe është shumë e rrezikshme për klientët. Kërkojmë mendimin edhe të prodhuesve të bukës , sipërmarrësve por dhe të kunsumatorëve për këtë problem," njofton Shoqata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...