Konstatoni abuzime me çmimet? Ministria e Financave thirrje qytetarëve: Vetëm sot 75 raste. Ja ku duhet të denonconi

Diel, 15 Mars 2020 13:05

Ne nje kohe kur qe prej dites se djeshme u vu ne dispozicion nje numer i gjelber ku mund te denoncoheshin rastet e abuzimeve me cmimet, vetem sot jane regjistruar 75 raste te tilla.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe në kushtet e ndalim qarkullimit, përmes strukturave të saj po monitoron sjelljen e tregjeve për të shmangur çdo abuzim të mundshëm nga tregtarët, ndersa ka vene ne dispozicion numrin pa pagesë 0800 14 14, ku të gjithë mund të bëjnë denoncime të rasteve që konstatojnë.
“Në zbatim të këtyre masave të marra nga të gjithë strukturat tona, Administrata Tatimore po ndjek nga afër zhvillimet e fundit, sidomos funksionimin e tregtisë.
Është koha që të gjithë të bashkëpunojmë dhe solidarizohemi për të përballuar këtë situatë të vështirë, jo për të abuzuar.
Falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, ku vetëm sot janë regjistruar 75 denoncime. Në vijim të tyre DPT ka verifikuar 13 raste me shkelje të legjislacionit tatimor, nga të cilat 6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime. Gjatë verifikimeve janë evidentuar çmimet e shitjeve dhe të blerjeve, duke i kaluar për ndjekje të mëtejshme të organeve kopetente në rast rritjesh artificiale të tyre.
Ndërkohë që nga nesër në qytetet kryesore të vendit do të jenë në terren Task Forca, me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjensia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët të vijojnë denoncimin e rasteve abuzive dhe këshillojmë, që asnjëri të mos largohet nga njësitë tregtare pa marrë kuponin tatimor dhe të sigurohet që përshkrimi në kuponin tatimor është i njëjtë me mallin e marrë.
Të gjithë bashkë, për t’i thënë jo abuzimit.”, thuhet ne njoftim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...