A ka mungesë mjetesh për diagnostikimin e të dyshuarve me koronavirus? Dr. Mirela Tabaku bën analizën: Rama të sqarojë urgjentisht situatën, të shtojë fondet

Diel, 15 Mars 2020 18:05

PD ka shpërndarë sot analizën e mjekes Mirela Tabaku, sipas së cilës, kryeministri Edi Rama duhet të sqarojë menjëherë situatën për diagnostikimin e të dyshuarëve me COVID 19, si edhe të shtojë fondet për tampone, kite per testet dhe për setet mbrojtëse të stafeve mjekësore.


Deklarata e plotë:
Sipas njoftimit zyrtar te Ministrise se Shendetesise, ne 24 oret e fundit jane testuar vetem 27 persona te dyshuar nderkohe qe vetem me kodin “korona” kane qene 4468.
Numri i personave qe paraqesin ankesa rritet, numri i te testuarve pakesohet. Çfare po ndodh Mungojne tamponet, mungojne kitet per t’i analizuar me pas mostrat qe merren?

Qendrimi qe po mbahet ndaj personave qe paraqesin ankesa po arrin kufjte e jonjerezores.

 

Merren mostra nga nje numer shume i kufizuar i personave sipas disa kritereve te percaktuara, kur zyrtarisht po deklarohen raste pozitive qe madje nuk i permbushin keto kritere. “Numri i personave te infektuar- thote kryeministri- do te rritet shume”, por çfare po behet per t’i diagnostikuar ata?
Bazuar nga praktikat me te mira te vendeve qe po e kalojne kete epidemi, ne besojme se në këtë situatë duhet të vlerësohen seriozisht të gjithë njerëzit që kanë simptoma të prekjes se rrugeve te frymemarrjes.
Duhet nxituar, mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja te renda.

Presidenti i Venetos ne Itali, Luca Zaia njoftoi : “Do të marrin mostra me tampone madje njerzve qe kalojne në rrugë”, ndersa ne mbetemi me parimin e kryeministrit “kush i shpetoi, shpetoi”.
Ai duhet qe nga zyra e tij e punes te sqaroje urgjentisht situaten, te shtoje fondet per tampone, fondet per kite te berjes se testeve, fondet per gjithe setet mbrojtese per stafet mjekesore. Fakti qe vetem ne 4 rastet e fundit, 2 jane personel shendetesor, tregon mungesen e marrjes se masave qe ne kemi kerkuar me kohe.

Duhet bere gjithshka dhe sebashku! Duhet bere çdo gje sa me pare dhe sa me efikase.
Heronjte tane te sotem nuk duhen lene te luftojne vetem me shpirtrat, trupat e mendjet e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...