Është rritur numri i viktimave në Itali, duke shkuar në 1809. Të dhënat u bënë të njohura nga Mbrojtja Civile.
Në vetëm një ditë kanë vdekur 368 vetë më shumë. Ndërsa numri i të shëruarve nga koronavirusi ka shkuar në 2335 vetë. Deri tani numërohen mbi 20 mijë persona të infektuar në shtetin Italian, raportojnë mediat e vendit fqinj.
Në Lombardi, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 13 227 persona, nga të cilët janë shtruar në spital 4,898, me rritje konstante nga dita në ditë. Ndërsa autoritetet punojnë, siuata nga koronavirusi në Lomardi sa vjen dhe përkeqësohet. “Situata është objektivisht shumë e rëndë” – tha guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana.
“Ka vëmendje maksimale për situatën në Lombardi”, tregon Kryeministri Giuseppe Conte. “Unë shoh njerëz që punojnë dhe vrapojnë, kryetarë bashkish, kryetarë komunash, etj”. Conte u shpreh se shpreson që situata e rëndë të mos zgjasë shumë.