Kulmi i talljes/ Rama: Do ketë plan ekonomik si për tërmetin

Diel, 15 Mars 2020 19:30

Shtetet e ndryshme nëpër botë kanë nisur që të ofrojnë ndihma për situatën e krijuar nga koronavirusi. Miliarda euro po vendosen në dispozicion të qytetarëve dhe të biznesit.

Por vetëm kryeministri Edi Rama, që është kyçur në Surrel, jep urdhra dhe vendos gjoba, por nuk thotë asgjë për krizën ekonomike që po gjunjëzon Shqipërinë.

Në një postim së fundmi, ai thotë se do ketë një plan ekonomik si në rastin e tërmetit. Kjo tallje bëhet e dukshme sidomos kur mendon se kanë kaluar katër muaj nga tërmeti dhe akoma mijëra qytetarë janë në çadra. Ndërkohë ndihma e shtetit ka qenë inekzistente, përveç disa projekteve 3D.

 
 

POSTIMI I RAMES

-DUKE NDJEKUR KOMENTET TUAJA U THEM TË GJITHË ATYRE QË PYESIN PËR PLANIN EKONOMIK TË DALJES NGA KJO KRIZË HUMANITARE QË TË BËJNË PAK DURIM!

-JU KUJTOJ TËRMETIN DHE JU PËRSËRIS: T’I BËJMË GJËRAT HAP PAS HAPI QË TË MUND TË SHKOJMË NË DESTINACION! KINI BESIM SE ÇFARË ËSHTË NË MUNDËSITË E KËSAJ TOKE, NUK DO TË MBETET PA U BËRË!

- NDËRSA KUJT ANKOHET PËR GJOBAT E RËNDA TË AKTIT NORMATIV I THEM SE GJOBAT NUK JANË PËR POPULLIN, PO PËR SHKELËSIT E RREGULLAVE TË KËSAJ LUFTE DHE NUK JANË PËR TË MBLEDHUR SHTETI PARA, PO PËR TË MBROJTUR POPULLIN NGA SHKELJET QË NË KËTË SITUATË LUFTE KËRCËNOJNË SHËNDETIN E TIJ!

SA PËR NJË SHEMBULL: SHKELJET SOT KANË QENË AFËR ZEROS!

- TË VAZHDOJMË SIÇ E KEMI NISUR, TË BËJMË DURIM, TË MOS KËRKOJMË NË NJË SITUATË LUFTE TË ZGJIDHIM BRENDA TRE DITËSH, TË GJTHA PROBLEMET E PASLUFTËS!

Login to post comments