Karantina për shqiptarët/ Mjeku psikatër jep këshilla: Stresin dhe ankthin mos e zëvendësoni me alkool e duhan

Hënë, 16 Mars 2020 08:43

Neli Demi, mjek psikiatër në një lidhje telefonike me News 24 ju vjen në ndihmë shqiptarëve me këshilla për të mirëmenaxhuar izilimin në shtëpi, të detyruar nga qeveria me qëllim kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

“Është vështirë të jesh i paërgatitur për një izolim total, një ndërprerje kaq intensive e këtyre rutinave ndikon në perceptimin që kemi për ditën, për veten, për atë që po ndodh. Në këtë rast duhet të mendojmë pasojat pozitive pse po ndodh ky vetëizolim. Në rastin konkret institucionet morën masa për të ndaluar daljet në një kohë që u pa se vullnetarisht nuk po arrihej”,- tha mjeku.
Në kushtet kur lira e lëvizjes është e kufizuar mjeku tha se njerëzit duhet të flasin sa më shumë me njerëzit e afërt me video apo chat. Të gatuajnë mirë, madje të bëjnë edhe yoga. Në rast se dikush ka simptoma të ankthit, duhet t’i drejtohemi mjekut dhe vetëm nën rekomandimin e tyre mund të pimë qetësues.

Login to post comments