Drama e Sanatoriumit, tre mjekë dhe tre infermiere të infektuar me koronavirus

Hënë, 16 Mars 2020 13:04

Tre mjekë dhe tre infermiere të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë janë bartës të virusit COVID-19. Dy mjekë rezultuan pozitivë një ditë më parë, ndërsa 4 të tjerët nga personeli shëndetësor i këtij spitali, u konfirmuan ditën e sotme, gjatë përditësimit të të dhënave nga zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, duke e çuar në 51 numrin e të infektuarve në vendin tonë.
Stafi mjekësor ka qenë në kontakt me pacientin që po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia i cili ka qenë bartësi COVID-19.
Mësohet se personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma dhe i vetëkarantinuar.
Edhe në Durrës, tre ditë më parë, rezultoi një mjek si bartës i COVID-19, i cili është infektuar nga 73-vjeçarja që humbi jetën, e cila gjithashtu në fillim nuk tregoi për udhëtimin në Itali./MAPO

Modifikuar më Hënë, 16 Mars 2020 13:07

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...