Kriza/ Të gjithë zgjidhin ‘qesen’, Rama shton gjobat e sekuestrimet

Hënë, 16 Mars 2020 13:28

Të gjitha shtetet e botës, përfshi edhe Kosovën fqinje, kanë zgjidhur qeset për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Të gjithë kanë nisur të mbështesin familjet dhe bizneset me shuma prej miliardash. Kurse Shqipëria ka shtuar... gjobat
Një meme që krahason kryeministrin shqiptar dhe atë të Kanadasë u bë virale. Aty shihet Edi Rama që shton vetëm gjobat, burgun dhe sekuestrimet.
Duke e kuptuar këtë situatë, Rama deklaroi sot se shqiptarët duhet të kenë durim. Ai tha se ka folur me presidenten e KE, Ursula von der Leyen. Se përse duhet kjo telefonatë, nuk dihet.
BE mund të ofrojë sërish mundësi për të marrë kredi për shkak se çdo shtet tashmë është në hall.
Kurse qeveria jonë nuk ka mundësi as të marrë më kredi, as për tërmetin dhe as për koronavirusin. Sepse kjo është si përralla e gjinkallës, që këndoi gjithë kohës dhe tani nuk ka asgjë të grumbulluar.
Shumicën e parave i kanë marrë një grusht njerëzish me koncesione. Të tjerët janë me sytë nga Surreli për ndonjë gallatë...
Kaq mund të ofrojë kjo qeveri.

Login to post comments