Një shtetas turk i identifikuar si Ibrahim Yakar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Durrës.
Yakar i cili mësohet se ka një urdhër ndalimi në Turqi për lidhje me lëvizjen e Gulen, lëvizte me pasaportë bullgare të cilën e kishte siguruar në Serbi për një shumë prej 1200 euro. 
Yakar mësohet se tentoi të kalonte nga Durrësi në Bari. 
Ndërkohë që sot atij i është dhënë nga gjykata masa e sigurisë arrest me burg.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





