Në SHBA nis testimi i vaksinës kundër koronavirusit. Flet shkencëtarja: Studimi i ri me shpejtësi rekord dhe pritet që…

Hënë, 16 Mars 2020 20:37

Studiuesit në ShBA po testojnë për herë të parë një vaksinë eksperimentale të koronavirusit tek një grua, në kohën kur shkencëtarët në të gjithë botën kanë nisur gjuetinë e mjetit për tyu mbrojtur nga virusi më i rrezikshëm i dekadave të fundit.

wire-26037670-1584377846-596_634x422

 

Shkencëtarët në Institutin Kërkimor “Kaiser Permanente Washington” në Seattle filluan me ankth në fazën e parë të një vaksine të mundshme ndaj COVID-19. Injeksioni është zhvilluar në kohë rekord pasi virusi i ri shpërtheu nga Kina dhe u përhap në të gjithë globin.

“Ne jemi ekipi koronavirus tani”, tha udhëheqësja e studimit, Dr. Lisa Jackson në prag të eksperimentit. “Të gjithë duan të bëjnë atë që munden në këtë rast. Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”, tha Jennifer Haller, 43 vjeç, nga Seattle, e cila bëri vaksinën eksperimentale.

Ajo është nëna e dy adoleshentëve dhe ata mendojnë se është mirë që po merr pjesë në studim.

Tre njerëz të tjerë ishin në radhë për një test që përfundimisht do t’u japë 45 vullnetarëve dy doza, në distancë njëmujore. Eksperimenti i të hënës shënoi vetëm fillimin e një serie studimesh te njerëzit, të nevojshëm për të vërtetuar nëse vaksinat janë të sigurta dhe mund të funksionojnë.

“Edhe nëse hulumtimi shkon mirë, një vaksinë nuk do të ishte në dispozicion për përdorim të gjerë për 12 deri në 18 muaj”, tha Dr. Anthony Fauci nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në ShBA.

Sipas tij, “Studimi i ri i nisur me shpejtësi rekord, është një hap i parë i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...