Shkon në 2 numri i viktimave në COVID-19, Ndërron jetë në spitalin Infektiv 66-vjeçari nga Lushnja

E mërkurë, 18 Mars 2020 08:38

Shkon në dy numri i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e koronavirusit. Mësohet se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Kujtojmë se pak ditë më parë humbi jetën një 73-vjeçare nga Durrësi, e cila vuante nga një sërë sëmundjesh.

Login to post comments