I ngjan një trilleri të vërtetë ajo që ka ngjarë tek Sanatoriumi, ku një vizitor nga Italia ka infektuar fillimisht 66-vjeçarin nga Lushnja dhe pas tij u infektuan edhe tetë mjekë dhe infermierë.
66-vjeçari nga Lushnja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, ndërsa stafi mjekësor i Sanatoriumit gjendet në karantinë.
Çfarë ndodhi?
Më herët, 66-vjeçari nga Lushnja ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pikërisht në këtë spital është infektuar me koronavirus.
Ka qenë një i afërm, baxhanaku u tij, i cili ka mbërritur nga Italia dhe e ka vizituar në spital.
Me sa duket i afërmi ka qenë i infektuar nga koronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që ndodhej i shtruar. Më pas, 66-vjeçari ka infektuar stafin e mjekëve dhe infermierëve gjatë kujdesit ndaj tij.
Ndërkohë është e paqartë situata e të afërmit “vizitor”, nuk dihet se ku ndodhet, dhe se sa persona të tjerë mund të ketë kontaktuar pas ardhjes nga Italia, raporton ABC News.
66-vjeçari u transferua më pas te spitali Infektiv dhe policia urdhëroi familjen e tij për të futur në karantinë.