Numri i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur në Gjermani shifrën 9367 dhe viktima ka vetëm 26, që do të thotë se nga 1000 të infektuar, kanë vdekur vetëm 2,7 persona.
Në Itali vdekshmëria është disa herë më e lartë. Konkretisht në Itali sot ka 31506 të infektuar, pra mbi 3 herë më shumë se në Gjermani dhe numri i të vdekurve është 2503 ose ndryshe nga 1000 të infektuuar 79 vetë kanë vdekur. Pra në Itali numri i të infektuarve është mbi 3 herë më i lartë se Gjermani, numri i viktimave është 96 herë më i lartë, pra rreth 100 herë më i lartë????!!!
Shtrohet me të drejtë pyetja: Çfarë masash ka marrë Gjermania që ka një vdekshmëri kaq të ulët?
Argumenti se Italia ka popullsi më të vjetër se Gjermania nuk arrin të ezaurojë plotësisht këtë diferencë kaq të madhe… As edhe fakti që italianët janë popull më social se gjermanët…
Duhet parë ndoshta në mënyrën e organizimit të sistemit shëndetwsor gjerman për të menaxhuar këtë pandemi dhe veçanërisht masat e marra për të trajtuar rastet serioze/e rënda.
Nga disa informacione që duhen konfirmuar, rezulton se kancelarja gjermane prej kohësh ka porositur dhe tashmë janë në veprim 10 mijë poste të trajtimit të rasteve serioze.
Edhe Franca e SHBA janë larg Gjermanisë. Në Francë ka 7730 të infektuar dhe 175 të vdekur apo për 1000 të infektuar janë 23 të vdekur pra gati 10 herë më shumë se në Gjermani.
Kursë në SHBA numri i të infektuarve është 6524 dhe 113 të vdekur ose në 1000 të infektuar janë 17 të vdekur ose mbi 6 herë më shumë se në Gjermani.