Ja ecuria e përhapjes së virusit në 5 shtete dhe Shqipëri

E mërkurë, 18 Mars 2020 14:09

Ja ecuria e përhapjes së virusit në 5 Sipas të dhënave të OBSH vihet re se vetëm në Kinë pandemia e COVID-19 është vënë nën kontroll ose thënë ndryshe tashmë në Kinë po trajtohen qetësisht pacientet dhe pasojat që shkaktoi ky virus.
Në Itali, Francë e Gjermani, pavarësisht shifrave të ndryshme të të infektuarve nga COVID-19, vihet re nga kurba e përhapjes së virusit se është pothuajse e njëjta dinamikë, ndonëse në Itali është shfaqur më i lartë numri i të infektuarve dhe i viktimave.
Gjermania ka pasur në një moment një farë frenimi të vogël (para 5 ditësh) por ditët e fundit përhapja e virusit po bëhet eksponencialisht. Nga të dhënat e OBSH duket se këto 3 shtete janë të ngërthyer nga dinamika pothuajse të njëjta të përhapjes së virusit dhe duket se këto vende gjenden në kushtet e pandemisë ende të pakontrolluar, prandaj edhe vazhdojnë të marrin masa drastike
Në SHBA, nga grafiku rezulton se përhapja fillimisht ka qenë më e ngadaltë, por ditët e fundit shpejtësia e përhapjes është rritur eksponencialisht dhe vendi gjendet në kushtet e pandemisë ende të pakontrolluar, ndonëse para 9 ditësh dhe në datën 16 mars është vënë re një frenim i vogël i përhapjes së virusit.
Edhe në Shqipëri, pavarësisht numrave të vegjël të të infektuarëve (deri më sot 59 individë) dinamika duket pothuajse e njëjtë me ato të Italisë, Francës, Gjermanisë, ndonëse masat drastike janë marrë në periudha të ndryshme. Pra edhe Shqipëria është ende në zonën e pandemisë së pakontrolluar.

 

Login to post comments