Në një reagim në rrjetin social Facebook, deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka akuzuar kryeministrin Rama për mbrojtjen që po i jep Tahirit.
“Rama tashmë i kapur nga bandat zgjedh të mbrojë Tahirin në kurriz të Shqipërisë pasi nuk mund të ketë anëtarësim pa reformë në drejtësi.”, -shkruan ndër të tjera Balliu.
Ai thotë se Rama zgjodhi ti kthejë shpinën BE dhe shqiptarëve për të ndihmuar veten dhe bandat që drejton.
Ndërkohë, para disa ditësh prokuroria shtyu me 3 muaj afatin e hetimeve për ish-ministrin Tahiri.
Statusi i plotë:
EDVINOVIÇI ZGJEDH TAHIRIN
E TRADHËTON SHQIPËRINË
BE i bën presion Ramës për arrestimin e Tahirit, ndërkohë ish ministri i EDVINOVIÇIT i bën presion shefit për mos arrestimin e tij.
Rama tashmë i kapur nga bandat zgjedh të mbrojë Tahirin në kurriz të Shqipërisë pasi nuk mund të ketë anëtarësim pa reformë në drejtësi.
Reformë në drejtësi ka vetëm me arrestim e Saimir Tahirit.
Por EDVINOVIÇI zgjodhi ti kthejë shpinën BE dhe shqiptarëve për të ndihmuar veten dhe bandat që drejton.