Koronavirusi, izolim i plotë deri të hënën, policia dhe ushtria në terren

Saturday, 21 Mars 2020 17:01

Policia njoftoi se ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.
Sipas policise përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery)”
Menjëherë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama policia dhe efektivët e Forcave të Armatosura kanë zbritur në terren, për t’u siguruar që qytetarët zbatojnë masat e izolimit nëpër shtëpi, si masë parandaluese e koronavirusit.
Në foton e mëposhte të marra nga zona të ndryshme të Tiranës pas orës 13:00 shohim policinë dhe makinat e ushtrisë në aksionin për mbrojtjen nga koronavirusi.

Login to post comments