Afërsisht 1 miliard persona janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre në 35 vende të botës me shpresën për të arritur të bllokojnë përhapjen e pandemisë së koronavirusit që ka shkaktuar mbi 11 500 viktima në të gjithë botën dhe ka shkaktuar krizë në ekonomi.
Sipas AFP, pjesa më e madhe, rreth 600 milionë njerëz në 22 vende janë detyruar nga autoritetet të mbyllen në shtëpi si në Itali apo Francë, ndërkohë që ka dhe vende të tjera si Azerbajxhani apo Kazakistani që i kanë vendosur banorët në karantinë.
AFP mes këtyre shifrave përfshin dhe banorët e Bolivisë që janë vendosur në shtetrrethim dhe ata të Iranit që ftohen nga autoritetet që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.