Tre persona në Korçë dyshohet se janë prekur nga COVID-19.
Sipas burimeve pranë spitalit Rajonal të Korçës bëhet e ditur se si fillim tre të dyshuarit janë trajtuar në spitalin e Korçës dhe më pas janë transferuar drejt kryeqytetit.
Mësohet se personat e dyshuar si të infektuar janë menaxheri i një lokali dhe një çift të moshuarish. Këta të fundit kishin qenë në Itali, ku dyshohet se janë prekur nga COVID-19.
Sot pritet dhe një informacion zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik, raporton News24. Në përditësimin e djeshëm janë konfirmuar zyrtarisht edhe 6 të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e cuar totalin e të prekurve në 76 persona nga 778 persona të testuar gjithsej.