Ndërkombëtarët apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi dhe lani duart shpesh kujdesuni për njëri-tjetrin

Diel, 22 Mars 2020 13:49

Organizatat ndërkombëtare që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri kanë dalë me një mesazh të përbashkët, për të sensibilizuar të gjithë për masat e ndërmarra në kuadër të shmangies të përhapjes të koronavirusit.

Organizatat shprehin “unitetin tonë me popullin shqiptar ndërsa bashkojmë forcat në këtë luftë”.

Ata kanë një mesazh për të gjithë. “Mos hamendësoni se nuk do të prekeni. Përgatituni sikur do të prekeni. Respektoni masat e marra, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, mbani distancën shoqërore, qëndroni në shtëpi dhe lani duart shpesh.

Ne dëshirojmë që ju të qëndroni të sigurt, të shëndetshëm dhe të mos prekeni nga Koronavirusi. Lexoni informacione të besueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë dhe kontribuoni në ndërtimin e besimit. Mbroni të prekurit dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”.

 
 
 

 

Login to post comments