San Pietro bosh, Papa lutet në dritare: Zbatoni rregullat e qeverisë, për të mirën tonë!

Diel, 22 Mars 2020 17:36

Nga sheshi bosh i San Pietro-s, që kurrë nuk është parë kështu, Papa Francesku ka zgjedhur të lutet sërish në luftë me koronavirusin.

Nga dritarja ai ka dhënë bekimin, por edhe ka kërkuar zbatimin e rregullave të qeverisë. Masat e rrepta sic thotë Ati i Shenjtë janë në të mirë të jetës së të gjithëve.

“Të qëndrojmë të bashkuar, t’ju gjendemi pranë personave që janë vetëm dhe në vështirësi, mjekëve. Infermierëve dhe gjithë vullnetarëve. T’ju qëndrojmë pranë autoriteteve që janë të detyruara të marrin masa të rrepta, por e bëjnë për të mirën tonë. Zbatoni masat që kërkon qeveria për të mirën e të gjithëve- thotë ai.

 

Në një njoftim, pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku u kërkoi të gjithë të krishterëve të botës t’i bashkojnë zërat në lutje që Ati Qiellor t’ia ndalë dorën kësaj së keqeje. “I ftoj – tha Ati i Shenjtë nga Biblioteka e Pallatit Apostolik – të gjithë krerët e Kishave dhe liderët e të gjitha bashkësive të krishtera, së bashku me të krishterët e traditave të ndryshme, t’i luten të Tejetlartit, Zotit të Gjithpushtetshëm, duke thënë të gjithë në të njëjtën kohë” Atynën, të mërkurën e ardhshme, më 25 mars, në mesditë, në datën kur shumë të krishterë kujtojnë Lajmërimin se në Zojën do të mishërohej Fjala e Hyjit: “Zoti – tha Papa – e dëgjoftë lutjen e njëzëshme të gjithë dishepujve të vet, që përgatiten të kremtojnë fitoren e Krishtit të Ringjallur”.

Papa njoftoi edhe se do të kryesojë një çast lutjeje në Tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, me sheshin bosh e pa njerëz, të premten e ardhshme, në orën 18.00. Një çast, në të cilin i fton të gjithë të bashkohen shpirtërisht, përmes mjeteve të komunikimit:

“Do të dëgjojmë Fjalën e Zotit, do të lartojmë lutjen tonë të përgjëruar, do të adhurojmë të Shenjtnueshmin Sakrament, me të cilin, në përfundim, do të jap Bekimin ‘Urbi et Orbi’ (Romës dhe botës), duke dhënë edhe mundësinë për të marrë Ndjesën e plotë. Pandemisë së koronavirusit duam t’i përgjigjemi me universalitetin e lutjes, të dhembshurisë, të ëmbëlsisë. Të mbetemi të bashkuar. T’i bëjmë njerëzit më të vetmuar e më të sprovuar që ta ndiejnë afërsinë tonë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...