Videoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama me këtë shënim: "Mirëmëngjes dhe me një duartrokitje për artistët tanë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit."
Dua mëngjesët e majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur
Dua lulet të fushësë
Në mëngjes kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha të çupësë
Vete me vrap që t’i presë
Por nga gjithë ato më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
Edhe përjetë të ketë lirinë.
Dua natën në verë
Kur të ndritin yjt’ e artë
Kur fryn zefiri me erë
Dhe zhdëfrejnë kët’ zemrën e zjarrtë
Zogjtë që ëmbël ligjërojnë
Nëpër lisat mbushur me fletë
O sa gaz që mua më bëjnë
Për natyrën e vërtetë.
Por nga gjithë ato më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
Edhe përjetë të ketë lirinë