Dalin detaje të reja për familjen me katër pjesëtarë në qytetin e Vlorës e cila dyshohet se është e prekur me koronavirus, për të cilën pritet sot konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë.
Korespondenti i Panorama bën me dije se babai i familjes punonte si shitës ambulant në qendër të qytetit pranë Postës. Ata janë nisur drejt Tiranës.
Gjatë mëngjesit të sotëm është kryer dezinfektimi përreth banesës së tyre.
Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se dyshimet janë për gjyshen 77-vjeçare, çiftin 69 dhe 50 vjeç, si dhe djalin e familjes 24-vjeç.
Mësohet se në datën 8 mars familjes nga Vlora i kishte ardhur një i afërm nga Bergamo, i cili më pas është larguar drejt Gjermanisë në datën 20 mars.