Në Durrës, lidhur me rastin e 7-të të identifikuar pozitiv me Covid-19, bëhet e ditur se ai nuk është pjesë e zinxhirit të 6 rasteve paraardhëse (pra, i paidentifikuar nga hetimi epidemiologjik), por rast i ri, që i është drejtuar numrit të urgjencës kombëtare pas shenjave që ka paraqitur.
Aktualisht është i vetë-izoluar në banesën e tij, pa komplikacione të rënda. Aktualisht në Spitalin e Durrësit nuk ka asnjë rast të izoluar,
Ndërkohë, stafi mjekësor ditën e sotme ka nisur organizimin e trajnimeve të personelit mjekësor dhe infermieror në kuadër të shfaqjes së epidemisë, me qellim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID – 19.
Ekipet që po trajnohen janë jo më shumë se 5 persona, duke ruajtur distancën e sigurisë.