Kryeministri Edi Rama insistoi sot se policia dhe ushtria kanë dalë në rrugë për të mbrojtur vendin nga tradhtarët.
Retorika e tij vjen pasi publikoi një video ku tha se duket policia spanjolle duke dhunuar popullin. Ajo rezultoi nje Fake News. Pavarësisht këtij skandali, Rama nuk e tërhoqi videon dhe tha se i përmbahet mesazhit të saj.
Por ndryshe ndodh në Spanjë dhe në çdo vend tjetër demokratik. Gazetari i BIRN, Aleksandar Brezar ka publikuar një video, ku shihen ushtarët spanjollë duke qepur maska.
“Ndërkohë në Spanjë, në kundërshtim me idenë se ushtria duhet të jetë në marshim në rrugë duke frikësuar njerëzit për të respektuar gjendjen e jashtëzakonshme, siç ndodh në Serbi dhe Shqipëri, ushtria spanjolle është e zënë me qepje maskash”, shkruan ai.
Ndërkohë në Spanjë ushtria është e zënë edhe me ngritjen e spitaleve provizore. Kurse në Shqipëri harxhohen mijëra litra karburant nga ushtria për të bërë shfaqje.
Por duket se edhe në këtë rast, sërish Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, mendojnë dhe veprojnë njësoj.
"Përderisa ushtria në Shqipëri e Serbi e kallxon "dorën e shtetit" me armë nëpër rrugë duke i frikësu njerëzit, ushtria e Spanjës është nxanë tu qep maska! Dikush e ka me rëndësi me i kallxu popullit muskuj në këtë vakt, e dikush do me i shërby qati populli!" shkruan gazetarja investigative kosovare, Jeta Xharra.