602 persona kanë humbur jetën në Itali gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19. Për të dytën ditë me radhë numri i viktimave është në ulje, por sërish shifrat mbeten të larta. Në total, koronavirusi në Itali iu ka marrë jetën 6077 personave. Sa i takon rasteve të reja, në 24 orët e fundit janë shtuar 3 780 pacientë. 7 432 persona janë shëruar deri nga virusi. Numri i të infektuarve është 63 928 në të gjithë Italinë.