Teksa i gjithë vendi është mbërthyer nga frika për Coronavirusin, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, mjek në profesion, përmes një video-mesazhi në Facebook, përpiqet të inkurajojë qytetarët, duke u shprehur i bindur se pandemia do të mposhtet me çdo kusht.
Sipas tij, për të frenuar panikun, qytetarët duhet të shmangin lajmet me shifra të frikshme apo dezinformimet.
"Të përbuzim fatalitetin, përballja me coronavirusin do të fitohet pa asnjë diskutim!", shkruan mbi video nënkryetari i LSI.
Deri tani, Shqipëria numëron 104 raste të prekurish me COVID-19 dhe 4 viktima. Pa harruar këtu edhe 5 të shëruar.