Lezha zbardhet nga bora dhe “nxihet” nga koronavirusi

Tuesday, 24 Mars 2020 10:52

Lezha u zbardh nga bora dhe u “nxi” nga lajmi që doli për koronavirusin.

Ulja e temperaturave ka sjellje reshje dëbore edhe në Lezhë. Reshjet kanë nisur mëngjesin e sotëm duke zbardhur qytetin, një gjë e pazakontë kjo duke ju referuar edhe periudhës që jemi.

Sipas MeteoAlb, gjatë paradites vendi jonë do të paraqitet me vranësira të dendura, por në zonat malore dhe pjesërisht atë të ulët do ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në vlerat minimale dhe maksimale më e ndjeshme rënia do jetë në veri-verilindje të vendit duke luhatur vlerat ditore nga -4°C mëngjesi deri në 12°C mesdita.

Pas borës që duket kudo në Lezhë lajmi se një infermiere ka dalë pozitiv me koronavirusin ka pushtuar qytetin e Lezhës. Sipas agjensisës BW pacientja e parë në Lezhë është një infermiere 54-vjeçare, e cila në testin e bërë gjatë natës së mbrëmshme ka rezultuar pozitive.

E prekura me koronavirus ende nuk dihet nga mund ta këtë marrë infiktimin, por menjëhere janë marrë masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika se mund të jenë infektuar.

54-vjecarja është dërguar mbremë tek Infektivi në Tiranë dhe pritet që në bazë të gjendjes së saj të vendoset nëse do qëndrojë aty për terapi intensive apo do vetëkarantinohet në shtëpi.

Login to post comments