Ka shkuar ne pese numri i personave qe kane humbur jeten ne vend nga koronavirusi.
Lajmin e ka bere me dije sot Ministria e Shendetesise, e cila njoftoi se ka humbur jeten ne Infektiv nje pacient 49 vjecar nga Tirana.
Njoftimi i MSH
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari nuk arriti të mbijetojë.
I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.
Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19.