Një punonjës i thesarit të degës së Fierit është testuar pozitiv me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se punonjësi e ka bërë tamponin para dy ditësh duke zbuluar edhe infektimin e tij.
Nuk dihet ende se nga e ka përfituar virusin punonjësi, pasi nuk ka treguar për kontakte apo histori udhëtimi me Italinë.
Aktualisht të gjithë punonjësit e degës së Fierit janë vetëkarantinuar.