Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit se Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milionë euro në betejën kundër COVID-19.
Përmes një postimi në Twitter, lideri I opozitës shpreh mirënjohjen e tij ndaj BE.
“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!”, shkruan Basha në Twitter teksa ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.